
Korçë- Pas më shumë se dy orëve në negociatata, forcat RENEA kanë arritur të nxjerrin nga banesa ku ishte ngujuar, të moshuarin Edmond Naska i cili qëlloi tre herë me kallashnikov nga ballkon.
I moshuari i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është shoqëruar në komisariat. Ndërsa raportohet se shkak për të shtënat e tij me armë zjarri është bërë fakti se 71 vjeçari nuk duronte dot që të tjerët të parkonin makinat para ballkonit të banesës së tij që ndodhej në katin e parë të pallatit në lagjen nr.15. Versus.al







