AKTUALITET /

Dy shpërthime të fuqishme në Sarandë, arrestohen dy adoleshentët që alarmuan banorët

Shkruar nga Versus

Dy shpërthime të fuqishme në Sarandë, arrestohen dy

Sarandë- Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur banorët e zonës së njohur si “Plazhi i Ri” gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 20:55.

Qytetarët janë alarmuar nga zhurma e fortë e dëgjuar dhe kanë njoftuar policinë. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët kanë zbuluar se bëhej fjalë për shpërthim të lëndëve piroteknike.

Për pasojë janë arrestuar dy të rinjtë E.O 18 vjeç dhe K.K 17 vjeç, banues në Korfuz të Greqisë.  Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku po kryhen veprimet proceduriale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: