AKTUALITET /

E bukur dhe e buzëqeshur / Del fotoja e shqiptares që spiunonte në sherbimet sekrete serbe

E dyshuara u arrestua me 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës për dyshimin për spiunazh, dhe e njëjta u ndalua për 48 orë nga prokuroria.

Shkruar nga Versus

E bukur dhe e buzëqeshur / Del fotoja e shqiptares që spiunonte

Ka filluar seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me caktimin e masës së sigurisë, për të dyshuarën, për spiunazh për BIA-n serbe, shtetasen kosovare me iniciale J.Gj.

Në gjykatë prezent janë edhe prokurori special, Bekim Kodraliu dhe avokati i të dyshuarës, Predrag Milkoviq, raporton KosovaPress.

E dyshuara u arrestua me 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës për dyshimin për spiunazh, dhe e njëjta u ndalua për 48 orë nga prokuroria.

Prokuroria kishte njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjensinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, u tha nga Prokuroria Speciale.

Poll