AKTUALITET /

"E kërcënonin me video nudo", e ëma e palestinezes së vrarë në Tiranë e kishte denoncuar të bijën për zhvatje

Nëna e palestinezes së vrarë në Tiranë pretendonte se e bija kishte sajuar një histori shantazhi me video nudo, me qëllim për t'u zhvatur para.

Shkruar nga Versus

"E kërcënonin me video nudo", e ëma e palestinezes

Autoritetet gjermane u kanë kthyer përgjigjie autoriteteve shqiptare lidhur me ngjarjen e ndodhur në Tiranë në muajin shkurt kur një 24 vjeçare palestineze me shtetësi gjermane u gjet e vdekur brenda një apartamenti të marrë me qira.

Në përgjigjie thuhet se viktima Ryyan Alwan kishte bërë një denoncim në policinë gjermane më datë 3 janar ku pretendonte se babai, nëna dhe dy vëllezërit e saj e kishin kërcënuar me vdekje për shkak se ajo donte të jetonte e lirë.

Palestinezja u gjet e vrarë më thikë më datë 27 shkurt, ndërsa dyshohet se krimi kishte ndodhur 5 ditë më parë. Nga ana tjetër, policia gjermane bën me dije se nëna e viktimës kishte bërë një kallëzim më 26 shkurt ndaj Ryyan ku e akuzonte këtë të fundit për zhvatje.

E ëma ka rrëfyer në polici se e bija i kishte marrë shuma të mëdha parash me një histori të sajuar shantazhi duke pretenduar se dikush i kërkonte vlera monetare dhe e kërcënonte se do i publikonte video nudo.

Sipas saj, konflikti mes të bijës dhe të atit që dyshohet si autor i krimit, ka ndodhur në Tiranë kur 24 vjeçarja i ka treguar videon me të cilën e shantazhonin. 49 vjeçari Fadi Alwan, babai i viktimës dhe njëkohësisht autori i dyshuar i vrasjes, u largua nga Shqipëria më 22 shkurt drejt Greqisë dhe më pas drejt Gjermanisë e Holandës duke humbur gjurmët. Policia e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: