AKTUALITET /

E ndihmoi me 50 mijë euro borxh, biznesmeni ‘nuk kënaqet’ nga shefi i QSUT! I vjedh 15 000 € në shtëpi

Bibollari përfitoi nga fakti që shefi i Urgjencës së QSUT, harroi çelësin e shtëpisë në makinën e tij.

Shkruar nga Versus
E ndihmoi me 50 mijë euro borxh, biznesmeni ‘nuk kënaqet’
Grabitësi Olsi Bibollari dhe shefi i urgjencës së QSUT, Eqerem Hasani

Olsi Bibollari, 38 vjeçari i cili u arrestua sot nga policia për grabitjen e 15 mijë eurove në banesën e mjekut të QSUT, Eqerem Hasani, rezulton të jetë pronar i 3 bizneseve restorant dhe kafe.

Detaje të reja të zbardhura lidhur me këtë ngjarje bëjnë me dije se Hasani kishte njohje të mëparshme me grabitësin, të cilit i kishte dhënë më herët 50 mijë euro borxh procedurë që e kishin ndjekur në një zyrë noteriale të Tiranës. Por pavarësisht këtij nderi që mjeku i urgjencës ia ka bërë, Bibollari nuk është mjaftuar, por ka përfituar pasi Hasani harroi çelësin e shtëpisë në makinën e tij sapo kishin përfunduar firmosjen e dokumenteve në noteri.

Ngjarja ndodhi më 25 gusht, ku Bibollari ka përfituar nga fakti se nuk ka pasur njeri në banesën e mjekut dhe ka hyrë duke përdorur çelësin që ky i fundit kishte harruar në makinën e tij. Arratia i zgjati vetëm 4 ditë, pasi sot u arrestua dhe në makinën me të cilën lëvizte, iu gjet edhe shuma e eurove të grabitura. Versus.al

Poll