AKTUALITET /

E reja hakmerret ndaj vjehrrit të saj, duke i djegur kasollen

Ngjarja është regjistruar në fshatin Krutje e Poshtme, në Lushnjë, ku shtetësja me ininciale B.R, pas një konflikt i ka vënë zjarrin kasolles në pronësi të vjehrrit të saj.

Shkruar nga Versus

E reja hakmerret ndaj vjehrrit të saj, duke i djegur kasollen

Në shenjë hakmarrje një 29-vjeçare i ka vënë zjarrin kasolles së vjehrrit të saj.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Krutje e Poshtme, në Lushnjë, ku shtetësja me ininciale B.R, pas një konflikt i ka vënë zjarrin kasolles në pronësi të vjehrrit të saj.

Efektivët e Lushnjës bëjnë me doje se 29-vjeçarja u procedua në gjendje të lirë, ndërkohë fatmirësisht nga djegia e kasolles pati vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.

“Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. R., 29 vjeçe, banuese në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur një kasolle në pronësi të vjehërrit të saj”, njofton policia lokale.

 

Poll