AKTUALITET /

E rëndë në Berat/ Jetonin në një banesë, xhaxhai abuzon s*ksualisht me mbesën e tij të mitur

Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin Sabri Likaj, banues ne fshatin Gjeroven ne Berat.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Berat/ Jetonin në një banesë, xhaxhai

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Berat, ku xhaxhai 39 vjeç ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij të mitur 15-vjeçare.

Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin Sabri Likaj, banues ne fshatin Gjeroven ne Berat.

39-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij,  (vajza e vëllait), ku edhe jetonin në një banesë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe”, thotë policia./Versus.al

Poll