AKTUALITET /

E rëndë në Korçë, 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, niset me urgjencë drejt Tiranës

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ndërsa sipas informacioneve paraprake, i mituri ka rënë nga lartësia e katit të dytë në rrethana aksidentale

Shkruar nga Versus

E rëndë në Korçë, 4-vjeçari bie nga kati i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qarkun e Korçës, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ndërsa sipas informacioneve paraprake, i mituri ka rënë nga lartësia e katit të dytë në rrethana aksidentale.

Si pasojë e rënies, 4-vjeçari ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe trauma në kokë. Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore në repartin e reanimacionit pediatrik.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë, ndaj mjekët kanë vendosur transferimin urgjent të fëmijës drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Versus.al

Poll