AKTUALITET /

E rëndë në Korçë/ Ra nga karroceria e zetorit, humb jetën një person! Shoferi shoqërohet në polici

Shoferi 26 vjeçar është shoqëruar për në polici.

Shkruar nga Versus
E rëndë në Korçë/ Ra nga karroceria e zetorit, humb
Foto ilustruese

Korçë- Një aksident fatkeq i ka marrë jetën një 69 vjeçari mesditën e sotme.

Mësohet se i moshuari ka rënë nga karroceria e zetorit teksa po punonte dhe për pasojë ka humbur jetën në spital pasi nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra. Drejtuesi i zetorit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll