AKTUALITET /

E rëndë në Mat, ra kontakt me rrymën teksa instalonte internetin, vdes 22 vjeçari

I riu në fshatin Fshat të Klosit ishte në orar të punës dhe po punonte për instalimin e linjës kabllore të internetit në një banesë.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Mat, ra kontakt me rrymën teksa instalonte

Mat- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Fshat të Klosit ku një 22 vjeçar ndërroi jetë për shkak të një kontakti aksidental me rrymën elektrike teksa po punonte për instalimin e linjës së internetit në një banesë të zonës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40. I riu D.P u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës të të riut që ishte në orarin e punës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: