Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme brenda poligonit që ndodhej pranë stadiumit “Air Albania” ku një person është vetëvrarë.
Viktima është identifikuar si Bledi Hasani, 35 vjeç. Policia bën me dije se vetëvrasjen, i riu e ka kryer me armën me të cilën bënte qitje në poligon.
“Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”- thuhet në njoftim.
Mësohet se i ndjeri ishte frekuentues i rregullt në poligon ku herë pas here kryente qitje me armë zjarri. Versus.al







