Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm sot në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë fshatit Fushë Vërri.
Një automjet ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë së bashku me një lopë dhe një gomar.
Si pasojë banori ka humbur jetën në vend, ndërsa edhe të dyja kafshët kanë ngordhur nga përplasja.
Viktima është identifikuar si Luan Xhuvani, 72 vjeç, ndërsa shoferi i arrestuar është Engjëll Ogiçi, 63 vjeç.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Sarandë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi E. O., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin L. Xh., 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. Xh. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. O., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.








