AKTUALITET /

EMRAT/ Sarandë, rrahu drejtoreshën e kopshtit, arrestohet sanitarja

Sanitarja e kopshtit Etleva Meta nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Sarandë, rrahu drejtoreshën e kopshtit, arrestohet sanitarja

Një grindje që nisi me fjalë dhe përfundoi në rrahje deri në lënie shenjash ka ndodhur paraditen e sotme në kopshtin shtetëror numër 3 në qytetin e Sarandës.

Sanitarja e kopshtit Etleva Meta nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit.

Fillimisht është grindur me fjalë duke precipituar në rrahje nga ana e sanitares kundrejt drejtëreshës.

U njoftuo policia e cila shkoi në vend dhe pas hetimit të kryer ka bërë ndalimin e sanitares Etleva Meta me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.

 

Poll