AKTUALITET /

EMRI/ E rëndë, i riu gjendet i vdekur brenda makinës së tij, të rënë në kanal

Shkruar nga Versus

EMRI/ E rëndë, i riu gjendet i vdekur brenda makinës së tij,

Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë te Bashkisë Konispol.

Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint.

Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij.

Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjeçarit është gjetur nga një bari i zonës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Viktima ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë i vetëm i familjes.

EMRI/ E rëndë, i riu gjendet i vdekur brenda makinës së tij,

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Më datë 16.11.2024, në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: