Një 66-vjeçare e identifikuar si Limoza Xhelali ka rënë prangat e policisë ditën e sotme në Fier, pasi tentoi të fuste drogë brenda ambienteve të paraburgimit.
Gjatë kontrollit të policisë u sekuestruan 32 gr kanabis sattiva të cilën 66-vjeçarja e kishte fshehur në atlete.
Drogën ajo do t’ia jepte të paraburgosurit në Fier Mariglen Gashi, të arrestuar për vjedhje.
Në vijim të hetimeve, u krye edhe një kontroll në banesën e shtetases Limoza Xhelali nga forcat e policisë Lushnje, ku nuk u gjetën sende të paligjshme.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është duke vazhduar me veprimet proceduriale të nevojshme.
Shtetasja Limoza Xhelali u arrestua dhe akuzohet për “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, në bazë të neneve 324/a dhe 283 të Kodit Penal./ Versus.al







