AKTUALITET /

EMRI+VIDEO/ Me motor pa targa dhe i armatosur tentoi të vriste kushëririn, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari

53-vjeçari qarkullonte me motomjet pa targa, i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në kërkim të kushëririt të tij, të cilin e kishte kërcënuar për vrasje

Shkruar nga M.H

EMRI+VIDEO/ Me motor pa targa dhe i armatosur tentoi të vriste

Një 53-vjeçar i identifikuar si Luan Farruku është arrestuar ditën e sotme nga policia në Kurbin, pasi po shkonte të vriste kushëririn e tij.

Ndërhyrja në kohë e Policisë, menjëherë pas denoncimit nga shtetasi M.F se ishte kanosur për jetën me armë zjarri nga 53-vjeçari, parandaloi ngjarjen e rëndë dhe vuri në pranga autorin.

Luan Farruku qarkullonte me motomjet pa targa, i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në kërkim të kushëririt të tij, i cili kishte frikë të kthehej në banesë pas kërcënimit.

Gjatë operacionit, 53-vjeçarit iu sekuestruan një pistoletë, një thikë, motomjeti pa targa dhe municionet që ai posedonte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për hetime e mëtejshme.

Njoftimi i Policisë/ Kurbin
Policia parandalon vrasjen e mundshme, arrestohet 53-vjeçari që kërkonte të vriste kushëririn e tij.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Cousin," nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
53-vjeçari qarkullonte me motomjet pa targa, i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në kërkim të kushëririt të tij, të cilin e kishte kërcënuar për vrasje, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen e rëndë dhe vuri në pranga autorin.

Gjatë operacionit, u sekuestruan një pistoletë, një thikë, motomjeti pa targa dhe municionet që posedonte 53-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas kallëzimit të administruar nga shtetasi M. F., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, se për shkak të një konflikti kushëriri i tij, shtetasi L. F., 53 vjeç, e kishte kanosur për jetën me armë zjarri dhe për këtë fakt kishte frikë të shkonte në banesë, organizuan menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes, kapjen dhe vënien në pranga të autorit.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, bazuar në inteligjencën policore dhe kontrollin e territorit në kuadër të operacionit "Cousin", shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, bënë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar, shtetasin L. M., 53 vjeç, në rrugën e fshatit pranë banesës së shtetasit M. F.
Shërbimet e Policisë ndërhynë me profesionalizëm duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë 53-vjeçarin, i cili po lëvizte me një motomjet pa targa, i armatosur me një pistoletë me fishek dhe një thikë, duke kërkuar kushëririn e tij, 50-vjeçarin M. F., me qëllimin për ta vrarë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja.”

/ Versus.al

Tags:

kurbin

Poll