AKTUALITET /

Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së arrestit në Apelin e Posaçëm, kreu i Bashkisë së Tiranës i pranishëm në gjyq

Seanca mbahet me dyer të mbyllura dhe drejtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova.

Shkruar nga Versus

Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së arrestit në

Nis shqyrtimi në Gjykatën e Apelit të Posaçëm i kërkesës së Erion Veliajt për zëvendësimin e masës së arrestit me burg.

Seanca mbahet me dyer të mbyllura dhe drejtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova.

Veliaj ka kërkuar të jetë vetë i pranishëm dhe ka refuzuar përfaqësimin nga avokatët e tij.

Ai iu drejtua Apelit të Posaçëm pasi gjyqtarja e hetimit, Etleva Deda, refuzoi më parë kërkesën për ndryshimin e masës.

Javën e kaluar, Veliaj dhe 29 të pandehur të tjerë kaluan në gjykim themeli pas afro pesë muajsh seancë paraprake./Versus.al

 

Poll