AKTUALITET /

Çështja “Balluku”, GJK shtyn vendimin për marrjen në shqyrtim të kërkesës së Qeverisë! Zbulohet data

Seanca e radhës është planifikuar për 4 dhjetor, ku Kolegji do të vlerësojë nëse kërkesa e qeverisë plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u marrë në shqyrtim.

Shkruar nga Versus

Çështja “Balluku”,  GJK shtyn vendimin për marrjen

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka marrë një vendim përfundimtar sot mbi kërkesën e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Seanca e radhës është planifikuar për 4 dhjetor, ku Kolegji do të vlerësojë nëse kërkesa e qeverisë plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u marrë në shqyrtim.

Qeveria i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pasi ka kundërshtuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga posti i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga detyra e zv/kryeministres, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në kompetencat e ekzekutivit.

Në ditët në vijim, pritet që Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse çështja do të kalojë për shqyrtim të plotë apo jo./Versus.al

Poll