AKTUALITET /

Etapa e dytë e Giro d'Italia zhvillohet sot në Tiranë! Nga ora mëngjesi deri në 18:00 disa rrugë e sheshe të bllokuara

Shkruar nga Versus

Etapa e dytë e Giro d'Italia zhvillohet sot në Tiranë! Nga

Gjatë ditës së sotme zhvillohet etapa e dytë e eventit “Giro d’Italia 2025”. Gara do të përfshijë sot vetëm qytetin e Tiranës duke sjellë bllokimin e disa rrugëve me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit.

Duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 18:00, ndalohet qarkullimi i makinave me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

Sheshin “Skenderbej”;

Rrugën “Urani Pano”;

Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

Bulevardin “Gjergj Fishta”;

Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

Bulevardin “Bajram Curri”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Lek Dugagjini”;

Rrugën “Dervish Hima”;

Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

Rrugën “Abdyl Frashëri”;

Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Ndërkohë nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore: “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Dje u shkaktuan radhë kilometrike makinash të cilat qëndruan me orë të tëra të bllokuara si pasojë e mbylljes së disa rrugëve për këtë garë çiklistike me çiklistë nga e gjithë bota. Versus.al

Poll