
Versus.al ka siguruar foton e Flodian Plakut, 41-vjeçari nga Vlora i cili u shpall në kërkim nga policia si një nga ekzekutorët e Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars të këtij viti në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë të Krujës.
Mësohet se Plaku është pjesë e grupeve kriminale të Vlorës, dhe ka përdorur edhe 2 mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo).
Flodian Plaku i njohur ndryshe me pseudonimin “Pole Qorri”, dyshohet se fshihet në Dubai nga ku u dha edhe urdhri për vrasjen e ish-policit, Gentjan Bejtjas që u kthye në një ndër personazhet kryesorë të botës së krimit në Fushë Krujë.
Policia ka ushtruar kontroll në disa vende të Vlorës si dhe në banesën e Plakut për të bërë të mundur arrestimin e tij, por nuk është gjetur asgjë.
Hetimet për ngjarjen po vijojnë edhe në Dubai. 41 vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për “krime kundër personit”. Po ashtu ai njihet edhe si pjesëtar i grupeve kriminale që veprojnë në Vlorë./ Versus.al







