Dy motra binjakë u gjetën të vdekura në Oklahoma, pasi një i afërm "i besuar" i la në një makinë të parkuar për orë të tëra, ndërsa temperaturat u rritën tmerrësisht shumë, tha familja e tyre. Vajzat 2-vjeçare, Ariel dhe Avery, u gjetën të pajeta, pasi i afërmi i paidentifikuar, kuptoi se i kishin lënë në pjesën e pasme të një automjeti kur supozohej se duhej t’i kishte lënë në një qendër kujdesi ditor në Norman.
Vajzat u konfirmuan të vdekura në vendngjarje, tha policia e Norman. “Hetimi fillestar tregon se dy fëmijët u lanë aksidentalisht në automjet për një periudhë të gjatë kohore dhe më vonë u gjetën nga familja”, tha departamenti, pa identifikuar se kush i kishte lënë. Vdekjet janë ende nën hetim, tha policia, pa përmendur nëse priten akuza.







