Në një ceremoni tepër prekëse ju dha lamtumira e fundit në Kishën e Shpirtit të Shenjtë në Casal di Principe Nicola Iorio, 19-vjeçarit që vdiq të dielën, më 18 gusht, në një aksident tragjik me jet ski në Velipojë të Shqipërisë, ku ndodhej me pushime me familjen e të dashurës së tij.
I dyshuari kryesor për vdekjen është vëllai i të dashurës së Nikollës, Salvatore Di Tella, i cili ndodhet ende në Shqipëri ku ndodhet i arrestuar. Shumë të rinj e shoqëruan arkivolin e bardhë e Nikollës, nga shtëpia ku ai jetonte me prindërit e tij deri në kishën ku u bë ceremonia e përcjelljes.
Të rinjtë, gjithë të veshur me bluza të bardhë me foton e Nikolës të printuar në pjesën e përparme dhe me fjalët: “Ka disa që sjellin një dritë kaq të madhe në botë, saqë edhe pasi të jenë larguar, ajo mbetet e fortë dhe e ndritshme. Ti do të jesh gjithmonë me ne! Bëji edhe engjëjt të buzëqeshin, Nik”.
Familja e të riut u mblodh në pikëllim dhe vetëm kur mesha mbaroi dhe arkivoli u nxor nga kisha nga miqtë, nëna e tij, Filomena, shpërtheu në lot të dëshpëruar. Më pas pasoi një duartrokitje e gjatë dhe shumë tullumbace bardheblu (ai ishte tifoz i Napolit) u lëshuan në ajër, me emrin «Nicola» që brohoritej disa herë. Rreth sheshit të kishës u mbyllën të gjitha dyqanet për zinë e qytetit.







