AKTUALITET /

Fshehu pasuritë, Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pronave të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

Ditë më parë SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg për Zenelajn nën akuzën e fshehjes së pasurisë.

Shkruar nga Versus
Fshehu pasuritë, Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pronave
Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e marrë më 9 tetor të vitit të kaluar për konfiskimin e pasurive të Guxim Zenelajt, ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë i cili akuzohet për deklarim të rremë të pasurive.

Disa ditë më parë, SPAK kërkoi 1 vit burg për Zenelajn. Këtij të fundit i janë skuestruar 7 pasuri të paluajtshme në Himarëd he Lezhë, konkretisht toke me sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë – Vlorë; si dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin-Lezhë, konkretisht dy bodrume me sipërfaqe 16 m2 dhe 15 m2; njësi me sipërfaqe 218.06 m2, dhe tre apartamente me sipërfaqe 60.36 m2, 67.35 m2 dhe 51.35 m2.

Zenelaj dyshohet se ka fshehur pasuritë e tij duke mos bërë deklarimin e saktë të aseteve që ka në pronësi. Sipas hetimeve, pronat e sekuestruara nuk justifikoheshin nga të ardhurat e ligjshme të ish-gjyqtarit. Versus.al

Poll