AKTUALITET /

Furgoni del nga rruga, 5 të plagosur në Klos

Një aksident me pasojë pesë të plagosur ndodhi këtë pasdite në Klos. Një aksident me pasojë pesë të plagosur ndodhi këtë pasdite në Klos.

Shkruar nga B.SH
Furgoni del nga rruga, 5 të plagosur në Klos
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë pesë të plagosur ndodhi këtë pasdite në Klos.

 Një 55 vjeçar që drejtonte furgonin e linjës Peshkopi-Tiranë ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 

Një nga të plagosurit po dërgohet drejt Spitalit të Traumës, ndërsa  4 të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë ne Spitalin e Klosit.

Nuk dihet shkaku se përse shoferi humbi kontrollin, por Policia po punon për zbardhjen e rrethanave në vendngjarje.

 

 

 

Poll