AKTUALITET /

“Gërdeci”/ Mediu: SPAK nuk sqaron përgjegjësinë time! Avokati Visha për përplasjen me gjyqtaren: Komandohet nga prokurorët

Në deklaratën që dha për mediat jashtë GJKKO, Mediu tha se në procesin që po zhvillohet ndaj tij, nuk ka interes për të vërtetën.

Shkruar nga Versus
“Gërdeci”/ Mediu: SPAK nuk sqaron përgjegjësinë
Avokati Ardian Visha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për mediat pasi doli nga seanca që u mbajt në GJKKO për masakrën e Gërdecit ku dëshmuan ekspertët që kishin inspektuar dëmin ekonomik të shkaktuar.

Ai e quajti procesin anti-ligjor dhe pretendoi se nuk ka më asnjë shpjegim nga ana e SPAK lidhur me përgjegjësitë e tij si ish-ministër i kohës kur ndodhi ngjarja, lidhur me dëmin e shkaktuar për buxhetin e shtetit. Sipas tij, është krijuar një situatë absurde në seancat gjyqësore që po zhvillohen.

“Nuk ka interes për të vërtetën. Kjo është një situatë absurde sepse na është hequr e drejta për të bërë pyetje. SPAK ka ndërtuar akuzë dhe prokuroria duhet të thotë për një akt ekspertimi të bërë në vitin 2008-2009 duhet të thotë ërgjegjësitë e ministrit. Aty ka marrëdhënie që nuk lidhen me ministrin. Unë këto nuk mund t’i imagjinoj. Unë mendoj se kjo është ndershmëria në raport me procesin”- tha Mediu.

Nga ana tjetër avokati i tij Ardian Visha foli për përplasjen që pati me gjyqtaren Irena Gjoka duke thënë se kjo e fundit, komandohej nga kërkesat që bënin prokurorët e SPAK.

“Procesi është në fazën e pyetjes së ekspertëve të caktuar nga prokuroria e kohës për të parë nëse ka shkelje në afatin ligjor të kompanisë së Gërdecit. Ne kishim pyetjet tona për veprimin e tyre. Sa herë që ndërhynte prokuroria gjykata dëgjonte dhe vepronte. Ky standart i dyfishtë u bë  shkak i një revolte verbale në sallën e gjyqit. Kjo nuk ndihmon të vërtetën. U pretendua se pyetjet tona ishin për konsumim kohe. Veprimet e Gjykatës janë të gjitha të kërkuara nga prokurori. Nuk ka ndodhur kurrë që gjykata tu ketë tërhequr vëmendjen prokurorëve”- pretendoi Vishaj.

Ndërkohë, seanca e radhës për Gërdecin u shty për në orën 09:00 të datës 17 korrik ku ekspertët e inspektimit të dëmit ekonomik gjatë vitit 2008-2009, do të paraqesin me shkrim përgjigjiet e tyre lidhur me pyetet që do u drejtohen me shkrim nga ana e avokatëve të Mediut. Versus.al

Poll