
Durrës- Një ngarkesë prej 7 kilogramësh kokainë është gjetur nga policia gjatë kontrollit në një furgon me targa angleze në Portin e Durrësit. Kokaina e gjetur poshtë sediljes së shoferit ishte e paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë antidrogë.
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për trafikun e kokainës, konkretisht shoferi i furgonit të kompanisë "Bledi Trans", Arjan Doçi 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç.
Ndërkohë vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në veprimtarinë kriminale.







