AKTUALITET /

GJKKO jep vendimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

Shkruar nga Versus

GJKKO jep vendimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

I pari lidhet me pallatin 11 katësh që sipas SPAK ndërtimi i tij në vitin 2011 ishte tej çdo kriteri teknik dhe në paligjshmëri çfarë e ktheu ndërtesën të rrezikshëm për t’u banuar.

Episodi i dytë ka të bëjë mbi projektin “Promenadë Bregdetare” ku SPAK thekson se është hartuar me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhej të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekë, për të cilat në fillim bashkia Durrës hapi proces ndaj firmës, por më pas juristi i caktuar nga ish kryebashkiaku u tërhoq nga gjykimi. Bashkia Durrës pavarësisht dëmit të konstatuar edhe nga KLSH kreu likuidimin financiar ndaj subjektit privat.

Ish-kryebashkiaku i Durrës u arrestua nga SPAK dy vite me dy akuza për shpërdorim detyre./Versus.al

 

 

Poll