AKTUALITET /

GJKKO “lehtëson” Xoxën, ja vendimi për bashkëshorten e Veliajt dhe biznesmenët

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit, pa autorizimin e gjykatës.

Shkruar nga Versus

GJKKO “lehtëson” Xoxën, ja vendimi për

Gjykata e Posaçme ka marrë vendim këtë të mërkurë edhe për Ajola Xoxën. GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit, pa autorizimin e gjykatës.

GJKKO ka vendosur gjithashtu vazhdimin e masësë së sigurisë “arrest në burg” për biznesmenin Elman Abule dhe “detyrim paraqitje” për 5 tjerët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët u vu në pranga kryebashkiaku Veliaj.

 

Tags:

ajola xoxa

Poll