AKTUALITET /

U arrestuan për aferën 100 milionë euro të 'Sterilizimit', Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

Sipas raportimeve, vendimi është marrë me shuarje dënimi, pasi pas përllogaritjeve rezulton se të dy kanë përfunduar kohën e dënimit gjatë qëndrimit në paraburgim.

Shkruar nga Versus

U arrestuan për aferën 100 milionë euro të

Gjykata e Posaçme ka liruar nga paraburgimi ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Sipas raportimeve, vendimi është marrë me shuarje dënimi, pasi pas përllogaritjeve rezulton se të dy kanë përfunduar kohën e dënimit gjatë qëndrimit në paraburgim.

Ata ishin dënuar më herët me nga 4 vite burgim, duke përfituar ulje të dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Rrjepaj dhe Rrapaj u shpallën fajtorë për shkeljet në procedurat e koncesionit të sterilizimit, një kontratë me vlerë rreth 100 milionë euro në sektorin e shëndetësisë, por u shpallën të pafajshëm për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”./Versus.al

Poll