AKTUALITET /

Abuzim me lejet e ndërtimit në Tiranë, gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT! Masë dhe për biznesmenin Pandeli Carapuli

Sheqerit i është bllokuar edhe pasaporta për të shmangur daljen e tij jashtë vendit.

Shkruar nga Versus
Abuzim me lejet e ndërtimit në Tiranë, gjykata pezullon nga
Biznesmeni Pandeli Carapuli dhe kreu i IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

Tiranë-Gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri.

Mësohet se ky vendim është marrë para disa ditësh. Ndërkohë që ndaj tij vijojnë të thellohen hetimet për një skemë të dyshuar abuzimi me lejet dhe ndërtimet në kryeqytet. Ndaj Sheqerit është caktuar gjithashtu masa e bllokimit të pasaportës, për të penguar largimin nga vendi.

Detaje bëjnë me dije se Sheqeri dyshohet se ka toleruar ndërtime pa leje në zonat periferike të Tiranës si dhe ka zbatuar aksione për prishjen e objekteve në qendër, me urdhër të qeverisë.

Gjithashtu me kërkesë të prokurorit Julian Xhengo, gjykata ka caktuar masë edhe për biznesmenin Pandeli Carapuli i cili dyshohet se ka marrë një leje punimesh (jo ndërtimi) për barriera zhurmash tek mbikalimi i Saukut në Unazën e Re ku ka ndërtuar një mur betoni të gjatë 120 metra dhe të lartë 4 metra. Për biznesmenin është vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit. Versus.al

Poll