AKTUALITET /

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati i Rexhep Selimit sulmon Prokurorinë: Vetë ZPS-ja ndjehet e turpëruar nga argumentet që ka

Avokati Geoffrey Roberts, duke mbrojtur Rexhep Selimin para Gjykatës Speciale, kritikoi ashpër Prokurorinë e Specializuar, duke theksuar se pretendimet e tyre ndaj klientit të tij janë të dobëta dhe të turpshme. Ai argumentoi se edhe Prokuroria nuk duket e bindur nga argumentet e veta, duke vënë në dyshim besueshmërinë e akuzave dhe aftësinë e saj për të bindur gjykatësit.

Shkruar nga Versus

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati i Rexhep Selimit

Mbrojtja e Kadri Veselit përfundoi fjalën, duke i hapur rrugën Rexhep Selimit.

Avokati i Selimit, Geoffrey Roberts, gjatë fjalës përmbyllëse të mbrojtjes, kritikoi ashpër Prokurorinë e Specializuar, duke thënë se “i vjen turp” për pretendimet që i ka drejtuar klientit të tij.

“Vetë ZPS-ja ndjehet e turpëruar nga argumentet që ka për Selimin. Asnjë përfundim nuk mund të arrihet nga parashtrimet e së hënës apo nga dosja përfundimtare e tyre. Nëse ata nuk janë të bindur për pretendimet e veta ndaj Selimit, si mund të kërkojnë që ju të bindeni?”, deklaroi ai në fillim të fjalës së tij./Versus.al

Poll