AKTUALITET /

Grabitën kishën dhe rrahën rojen, arrestohen 2 persona në Sarandë

Shkruar nga Versus

Grabitën kishën dhe rrahën rojen, arrestohen 2 persona në

Vlorë- Dy persona janë arrestuar nga policia si autorë të dyshuar për vjedhjet në 5 banesa. 

Policia u vu në lëvizje pas një denoncimi të bërë ku pretendohej se dy persona po vidhnin sende dhe vlerë monetare në një kishë të Ksamilit. Në kuadër të operacionit u arrestuan 39 vjeçari E.Sh dhe G.M 49 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjatë tentativës për të vjedhur, dy autorët kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.

Sipas hetimeve të kryera, rezultoi se të arrestuarit, ishin autorë edhe në 5 vjedhje të tjera të kryera në fshatrat e bashkisë Finiq. Versus.al

Poll