AKTUALITET /

Gruaja tenton t’i shpëtojë flakëve, por bie ga ballkoni

Në një situatë të trazuar emocionale gruaja ka tentuar të dalë nga banesa nëpërmjet ballkonit dhe ka rënë nga ballkoni i katit të 4-rt.

Shkruar nga a.b.

Gruaja tenton t’i shpëtojë flakëve, por bie ga ballkoni

Një grua është plagosur rëndë pasi në përpjekje për t’i shpëtuar një zjarri të rënë në banesën e saj, është rrëzuar nga ballkoni. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Korçë mesditën e sotme në një banesë në afërsi të shkollës Raqi Qirinxhi, në lagjen numër 18.

Zonja, emri dhe mosha e së cilës ende nuk janë bërë të ditura mësohet se ka qenë e vetme në banesë kur ka rënë zjarr. Ajo ka dalë në ballkon në përpjekje për të shpëtuar, thonë informacionet paraprake. Në një situatë të trazuar emocionale gruaja ka tentuar të dalë nga banesa nëpërmjet ballkonit dhe ka rënë nga ballkoni i katit të 4-rt.

Gruaja tenton t’i shpëtojë flakëve, por bie ga ballkoni

Sipas dëshmitareve në vendngjarje, gruaja pasi ka dalë jashtë ballkonit është mbajtur tek kondicioneri, por ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar. Mësohet se ajo është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës.

Poll