Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes gjyqtarit në gjykatën e Kukësit, Aulon Pashajt dhe një personi të identifikuar si Ardit Bajrami, qytetar i Tiranës.
Sipas detajeve të bëra publike nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, gjyqtari A.P ka denoncuar në Tiranë pasi ishte shqetësuar disa herë nga Ardit Bajrami i cili prej vitit 2020 kur e kishte parë për herë të parë i ishte drejtuar me fjalë fyese.
Sipas Anila Hoxhës, në dosje shpjegohet se Ardit Bajrami e kishte kërcënuar gjyqtarin edhe pse ky i fundit nuk e njihte.
“Hajde këtu lepër, spiun, me ty po flas”, kanë qenë fjalët e para që i akuzuari ka thënë në konfliktin që ka nisur në dhjetor të vitit 2020.
Gjyqtari bëri denoncimin në Tiranë duke qenë se aty ka deklaruar se banon, por pas 4 muajsh ka hasur sërish të njëjtin person, i cili ka vijuar me të njëjtat tone ndaj tij.
“Ky është prokuror në Bajram Curr”, tha thënë autori, teksa ka drejtuar gishtin nga gjyqtari.
Episodi i fundit ka qenë me datë 20.09.2023, ku Ardit Bajrami i është drejtuar me këto fjalë:
“Ruaju, ruaju, prokuror”, thuhet në dosje, teksa pas kësaj ka ardhur edhe denoncimi.
Gjyqtari ka deklaruar se kjo gjë ishte bërë shqetësuese për të dhe familjarët, andaj vendosi të bëjë padi në 22 shtator të vitit 2023. Ardit Barjami është dënuar me 8 muaj burg, ndërkohë që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur që të shoqërohet me shërbime prove. Versus.al







