AKTUALITET /

Hapi portal për të shantazhuar kolegët e tij, vetëdorëzohet në polici ish-shefi i AMP, Kushtrim Selimi

Kushtrim Selimi është takuar me avokatin e tij në hyrje të drejtorisë së policisë, ku u vetëdorëzua pasi ishte shpallur në kërkim për denigrimin dhe shantazhin e zyrtarëve të policisë.

Shkruar nga B.V
Hapi portal për të shantazhuar kolegët e tij,
Me kapele dhe syze, Kushtrim Selimi dorëzohet në policinë e Tiranës

Ky është momenti kur ish-shefi i sektorit të AMP-së, Kushtrim Selimi është dorëzuar në policinë e Tiranës mëngjesin e ditës së sotme. Me syze dhe kapele, Selimi shihet teksa takohet me avokatin e tij, teksa pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik lidhur me akuzat ndaj tij.

Javë më parë u zbulua se Kushtrimi menaxhonte portalin “shqipneës.info” ku ishin të punësuar vartësja e tij, ish-efektivja Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanbega. Në portal, shkruheshin artikuj denigrues dhe shpifje për zyrtarë të lartë të policisë. Ai shantazhonte zyrtarët për t’u marrë para në këmbim të fshirjes së artikujve denigrues.

Vetë gazetari, Hasanbegaj në dëshminë e tij se nuk ishte në dijeni të skemës së denigrimit të figurave dhe se thjesht publikonte lajmet që ia dërgonin Omeri dhe Selimi kundrejt një page prej 600 eurosh në muaj. Omeri dhe Hasanbega shfaqën pendesë për veprën penale të kryer dhe u liruan nga qelia. Ndaj tyre u caktua masa e sigurisë "detyrim paraqitje".  Versus.al

Poll