AKTUALITET /

Hemorragji në sy, katërnjakët e porsalindur kanë nevojë për ndihmë, familjarët: Rrezikojnë të humbasin shikimin

Shkruar nga Versus

Hemorragji në sy, katërnjakët e porsalindur kanë nevojë

Një mrekulli ndodhi pak kohë më parë në vendin tonë ku çifti Geraldo dhe Rozefa u bekuan me katërnjakë, dy vajza dhe dy djem. Mirëpo që në ditët e para të jetës katër foshnjet kanë nevojë urgjente për t’u dërguar në operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë.

Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove dhe t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta. Llogaria në këtë platformë është hapur nga vëllai i Geraldos i cili u kërkon shqiptarëve ndihmë për të shpëtuar shikimin e 4 vogëlushëve. Versus.al

Tags:

shendeti

Poll