AKTUALITET /

Historia e ish zëvendës ministres së Turizmit: Pastruesja mbante erë! Si detyroi pronarin të pushonte nga puna kamerierin

Një deklaratë e Ornela Çuçit, ish-zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, po bën xhiron e rrjetit dhe jo pa arsye. Ajo ka rrëfyer me sinqeritet të ftohtë sesi, teksa qëndronte në një golf club ekskluziv me kartë anëtarësimi në Athinë, u skandalizua nga… era e pastrueses që po i shërbente.

Shkruar nga Versus
Historia e ish zëvendës ministres së Turizmit: Pastruesja mbante
Ornela Çuçi

Një deklaratë e Ornela Çuçit, ish-zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, po bën xhiron e rrjetit dhe jo pa arsye. Ajo ka rrëfyer me sinqeritet të ftohtë sesi, teksa qëndronte në një golf club ekskluziv me kartë anëtarësimi në Athinë, u skandalizua nga… era e pastrueses që po i shërbente.

Nuk mbaroi me kaq. Ajo thirri kamerierin, i cili, si i pafati i radhës, e pësoi. Pas incidentit, ai u pushua nga puna, ndërsa pastruesja… me gjasë u dërgua të “pastrojë” diku tjetër.

Një histori që nxjerr pa dorashka komplekset e shoqërisë sonë, ku hierarkitë e punës duket se vendosen nga nuhatja.

“Më rastisi në golf club që ishte me kartë. U pastrua tavolina dhe ajo që e pastronte mbante erë. Më pas edhe tavolina mbante erë. Më pas u lajmërua kamerieri dhe vazhdoi në punën e vet. Më pas hoqën nga puna nga kamerieria. Dmth në mes të Golf Card në mes të Athinës”- tha Ornela Çuçi

E në fund, është kaq ironike që Ornela Çuçi ka qenë në drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, pasi nuk e di thuajse fare që turizmin, në shifra aq të larta si ai që Shqipëria krenohet sot, nuk e bën ministria me parfum Dior, e mbajnë punëtorët e thjeshtë — ata që pastrojnë, shërbejnë, gatuajnë dhe mirëpresin, pavarësisht aromës që mbajnë.

Por, nëse ne vendosim të mbyllim një sy pas deklaratës, a do mundet Ornela të mbyllë… hundën? Versus.al

Poll