Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.
Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zim Zenel” në Krujë, ku Arjan B., ishte ngjitur në një pemë fiku, për të ngrënë disa kokrra.
Por fatkeqësisht, në pemën e fikut kishin rënë edhe telat e energjisë elektrike, duke i marrë jetën 45-vjeçarit.
Siç duket edhe lagështira pas shiut të sotëm ka ndikuar tek pema, që ishte elektrizuar.








