Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-deputeti i PD Ervin Salianji kundër dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Për pasojë mbetet në fuqi dënimi që gjykata e Tiranës caktoi ndaj ish-ligjvënësit për dosjen “Babale” ku pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm asokohe Fatmir Xhafaj, merrej me trafik droge.
Dënimi për Salianjin u caktua në shtator të vitit të kaluar, ndërsa ish-deputeti u dorëzua vetë në polici pas konsultimit me deputetët e tjerë demokratë.
Nga burgu i Fierit ku po vuan dënimin, Salianji në janar të këtij viti pretendoi se ishte pezulluar shorti në procesin e caktimit të relatorëve për çështjen e tij. Salianjit i kanë mbetur edhe 6 muaj burg për të kryer në kuadër të dënimit që i caktoi gjykata e Tiranës. Versus.al







