AKTUALITET /

I mituri me granata dhe kallashnikov në çantë, policia kap 15 vjeçarin që transportonte armë në Mirditë

Shkruar nga Versus

I mituri me granata dhe kallashnikov në çantë, policia kap 15

Lezhë- Një 15 vjeçar me iniciale E.S është arrestuar në fshatin Fang të Mirditës duke transportuar 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak. 

Policia bën me dije se i mituri me banim në Burrel është kapur në flagrancë teksa transportonte armët e zjarrit dhe municionin luftarak të futur në çantë. 

Armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast kriminal. Së fundmi është kthyer në problem fakti që të miturit hasin kontakt me armët e zjarrit në mënyrë shumë të lehtë. Versus.al

Poll