AKTUALITET /

I pashqetësuar i mituri kryen grabitjen vetëm15 metra larg SPAK

Shkruar nga Versus

I pashqetësuar i mituri kryen grabitjen vetëm15 metra larg SPAK

Këto janë pamjet e një prej grabitjeve që prej ditësh janë kthyer në sfidë për autoritetet e zbatimit të ligjit në Tiranë.

Bëhet fjalë për një 13 vjeçar jetim sipas burimeve pranë uniformave blu, që është ndaluar disa herë dhe liruar për vepra të ngjashme penale, ç’ka tregon mungesën e një mekanizmi për të parandaluar ose riedukuar moshat e mitura që bien në rrjetën e veseve në konflikt me ligjin.

Pamjet janë regjistruar në një bar kafe vetëm 15 metra larg godinës së Prokurorisë së Posaçme.

I mituri futet në lokal përmes derës që e hap me një kaçavidë.

Në duar mban një elektrik dore dhe i futet kontrolleve.

Në këtë bar kafe ka arritur të marrë rreth 70 mijë lekë të vjetra, një kuti kursimesh të fëmijëve të pronarit të lokalit dhe një “B52” (pije jo alkoolike freskuese).

I mituri kontrollon i pashqetësuar teksa bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në orën 05:15 të mëngjesit të 5 janarit.

Burimet thonë se i mituri është identifikuar dhe është i dyshuar për disa raste të ngjashme që kanë ndodhur në fund të 2025 dhe në fillim të 2026.

Një sërë biznesesh kanë denoncuar në polici episode të ngjashme në Tiranë, duke ngritur alarmin për disa skema grabitjesh nga më të ndryshmet./Versus.al

Poll