AKTUALITET /

I vodhi instagramin dhe e shantazhonte për t’i marrë 40 mijë euro, arrestohet 35-vjeçari

Policia arriti të arrestonte në flagrancë 35-vjeçarin në momentin kur do të merrte shumën e majme të parave

Shkruar nga M.H
I vodhi instagramin dhe e shantazhonte për t’i marrë 40
Momenti i arrestimit dhe sendet e sekuestruara

Policia e Shtetit ka arritur të finalizojë një tjetër operacion kundër krimeve kibernetike, ku këtë herë është arrestuar një shtetas me iniciale, A.H, pasi i vodhi llogarinë në instagram një 31-vjeçari dhe e shantazhoi me publikimin e bisedave personale për t'i marrë 40 mijë euro.

Pas kallëzimit që bëri i shantazhuari, policia arriti të arrestonte në flagrancë 35-vjeçarin në momentin kur do të merrte shumën e majme të parave.

Ai akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga policia për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me 35-vjeçarin, për këtë rast.
Gjithashtu në njoftim thuhet se janë sekuestruar 7 celularë, 2 disqe dhe 1 USB.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ Policia e Shtetit

Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, operacione të njëpasnjëshme për goditjen e krimeve kibernetike.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizoi operacionin policor të koduar “Double click”. Operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës.
Shantazhoi një shtetas për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur në Instagram, arrestohet në momentin që do të merrte paratë, 35-vjeçari.
Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me 35-vjeçarin, për këtë rast.
Sekuestrohen 7 celularë, 2 disqe dhe 1 USB.
Në vijim të monitorimit, hetimeve proaktive dhe punës intensive që po kryhen nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, për goditjen e krimeve kibernetike, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 31-vjeçari, se ishte shantazuar nëpërmjet celularit, për dhënien e një shume të konsiderueshme parash, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Double click”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë teksa merrte paratë nga 31-vjeçari, shtetasi A. H., 35 vjeç.
Ai dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një shtetas, për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur, në rrjetin social Instagram.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”./ Versus.al

Poll