
Departamenti i Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se familjarët kanë identifikuar trupin e Faton Hajrizit, të mbërritur ditën e sotme në Kosovë.
Drejtori i këtij departamenti, Agron Thaçi tha para medieve se autopsia e trupit do të fillojë pas orës 13:00.
“Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhëresës që është bërë nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në praninë e mjekut kujdestar…
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave në konsultim me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision tre anëtarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryhet autopsia. Do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të prokurorit dhe familjarëve…Ne pranojmë urdhëresë nga prokurori, në bazë të asaj urdhërese edhe kryejmë autopsinë…Raporti i autopsisë varet, mirëpo trupi i pajetë pas kryerjes së autopsisë mund t’i dorëzohet familjarëve”, tha Thaçi./ Versus.al







