AKTUALITET /

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 26 vite burg për Kokën dhe 7 të tjerët! Ish-ministri përfiton nga gjykimi i shkurtuar

Shkruar nga Versus
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 26 vite burg për Kokën
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka në gjykatë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur pretencën për dënimin e 8 të pandehurve për shpërdorim detyre në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ka dënuar dënimin me 4 vite burg. Ish-zyrtari i lartë i qeverisë 'Rama 1' përfiton nga gjykimi i shkurtuar në rast të dënimit. 

Pretenca për dënimin me 26 vite burg të 8 ish-zyrtarëve të pandehur është dhënë nga prokurori i Posaçëm Dritan Prençi. Nga gjykimi i shkurtuar përfitojnë edhe të pandehur të tjerë të cilët në rast dënimi mund të dalin me shërbim prove. 

Konkretisht kërkesa e SPAK për dënimin e të pandehurve:

Lefter Koka 4 vite, përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe në rast të vendimit, dënohet me 2.8 vite burg

Bledar Karoli (ish përgjegjës i sektorit të prokurimeve në ministrinë e Mjedisit) 4 vite burg

Fatjon Murati 4 vite burg

Taulant Tushe 4 vite burg

Namik Simixhiu 2 vite burg

Valbona Ballgjini 2 vite burg, përfiton nga gjykimi i shkurtuar, i konvertohet në 4 vite shërbim prove

Sidita Kopliku 2 vite burg, përfiton nga gjykimi i shkurtuar, i konvertohet në 4 vite shërbim prove

Jetmir Llapaj 2 vite burg, përfiton nga gjykimi i shkurtuar, i konvertohet në 4 vite shërbim prove

Bashkangjitur me dënimin, SPAK kërkon që të pandehurit të mos kryejnë funksione publike për një afat 5 vjeçar që pas dënimit të tyre. Në rast dënimi të gjithë këta të pandehur përfitojnë gjykim të shkurtuar. Ndërsa për të pandehurit e tjerë, Etleva Kondi, Alba Thoma, Pëllumb Abeshi dhe Silena Tola çështja u veçua për një gjykim të zakonshëm.

Dosja e inceneratorit të Tiranës kaloi për gjykim më 13 dhjetor të vitit 2024. Çështja e ish-deputetit socialist Alqi Bllako është ndarë më vete dhe aktualisht është në fazën e nxjerrjes së konkluzioneve.

Të pandehurit akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa SPAK pretendon se ka gjetur një sërë shkeljesh gjatë procedurës për dhënien e koncesionit. Gjithashtu ish-zyrtarët akuzohen se kanë bashkëpunuar me të shpallurin në kërkim Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumentet në mënyrë që të fitojnë koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Versus.al

Poll