AKTUALITET /

Informacioni për hetimet e “Partizanit”, Berisha nuk shkon në GJKKO, pajis me prokurë avokaten e Belerit

Shkak për pajisjen me prokurë të Klodjana Gjyzarit është bërë pamundësia e Genc Gjokutajt për të qenë i pranishëm në seancë për shkak të problemeve shëndetësore.

Shkruar nga Versus

Informacioni për hetimet e “Partizanit”, Berisha nuk shkon

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë sot i pranishëm në seancën që do të zhvillohet në GJKKO mbi informacionet lidhur me hetimet e SPAK për çështjen e njohur si "afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani". 

Berisha ka pajisur me prokurë të posaçme avokaten Klodjana Gjyzari e cila do ta përfaqësojë gjatë seancës. Gjyzeli është avokatja që ka mbrojtur Fredi Belerin në Apelin e GJKKO si dhe në seancën e zhvilluar në KQZ ku mandati i tij si kryebashkiak i Himarës u shpall i pavlefshëm për shkak të dënimit. 

Shkak për pajisjen me prokurë të Gjyzelit është bërë mungesa e avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj i cili ka raportuar se nuk mund të jetë i pranishëm në seancë për shkak të problemeve shëndetësore. 

Gjokutaj, në seancën e kaluar e cila u shty për datën e sotme tha para gazetarëve se po u kërkohej të paguanin para për të marrë dosjen e hetimeve të SPAK të përbërë nga 12 fashikuj. Sipas tij në proces po krijoheshin pengesa artificiale për të mos i lejuar të njihen me hetimet e SPAK. Versus.al

Poll