AKTUALITET /

Ish-ministri i qeverisë Kurti emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Aliu shërbeu si ministër i Infrastrukturës për më shumë se 4 vite derisa u dorëhoq pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryeparlamentar i Kosovës.

Shkruar nga Versus
Ish-ministri i qeverisë Kurti emërohet drejtor i Portit të
Liburn Aliu

Liburn Aliu, ish-ministër i Infrastukturës në qeverinë e Albin Kurtit, është emëruar së fundmi drejtor i Portit të Durrësit, duke pasuar kështu Pirro Vengun i cili është aktualisht ministër i Mbrojtjes në Shqipëri.

Aliu dha dorëheqjen nga posti që mbante si ministër më 27 gusht të këtij viti. Shkak për dorëheqjen e tij u bë fakti se Dimal Basha u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës me propozim nga Vetëvendosja. 

Kjo nuk është hera e parë që një ish-zyrtar i lartë i Kosovës merr post të rëndësishëm në Shqipëri. Më herët njëjtë është vepruar edhe sa i takon Vlora Hysenit, ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ në Kosovë e cila u shkarkua nga Osmani dhe Kurti, ndërsa kryeministri Edi Rama e emëroi si drejtoreshë të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë.

Kohët e fundit marrëdhëniet mes dy kryeministrave shqiptarë kanë qenë jo të qeta, pas protestës së organizuar në Tiranë në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së të arrestuar në Hagë. Kurti i kërkoi Ramës të shprehte pendesë sepse kishte udhëtuar me helikopter në Kosovë për të nxitur krijimin e Gjykatës Speciale. Ndërsa Rama nuk iu përgjigj këtij pretendimi të Vetëvendosjes, por u mjaftua duke akuzuar Kurtin se do ta donte Thaçin përjetësisht në Hagë. Krisja mes tyre u vu re edhe në pritjen e organizuar nga mbreti Charles në Britani ku Rama në pamjet që kishte publikuar vihej re se ishin prerë momentet kur shfaqej Kurti. Versus.al

Poll