AKTUALITET /

Ju publikonin foto dhe videot intime adoleshentëve në "Instagram", policia arreston dy vajzat në Korçë

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestoje 2 vajza, të cilat dyshohet se janë administratore të kësaj faqeje denigruese.

Shkruar nga Versus

Ju publikonin foto dhe videot intime adoleshentëve në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet lidhur me një faqe instagrami në Korçë, e cila publikonte foto, video intime dhe të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentët.

Pas hetimeve intensive nga ana e policisë, janë identifikuar dhe arrestuar dy vajzat që dyshohet se administronin këtë faqe, e cila terrorizoi për ditë me radhë rininë e këtij qyteti.

Sipas informacioneve zyrtare, autoret janë shtetësja P. M., 19 vjeçe, dhe një 17-vjeçare, të dyja banuese në Korçë. P. M. ishte administratorja kryesore e profilit në Instagram, ndërsa 17-vjeçarja menaxhonte aplikacionin “Tellonym”, i cili ishte i lidhur me këtë faqe. Ato dyshohen për përhapjen e materialeve me përmbajtje bullizuese dhe pornografike ndaj të miturve dhe akuzohen për veprën penale “Pornografi me të mitur”.

Ju publikonin foto dhe videot intime adoleshentëve në Ju publikonin foto dhe videot intime adoleshentëve në  

 

Njoftimi i Policisë:

“Arrestohen 2 shtetase që bullizonin dhe shpërndanin foto dhe shkrime me përmbajtje të papërshtatshme në rrjetin social Instagram.

Pas një hetimi të thelluar dhe intensiv, të kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u finalizua operacioni policor i koduar “CyberShield”.

Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi lidhur me hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin shkrime me natyrë bullizuese, denigruese, si dhe shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave të mitura, nxënëse të shkollave të ndryshme në qytetin e Korçës.


Falë bashkëpunimit të ngushtë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale me kompanitë ndërkombëtare Meta Inc. dhe Google Inc., u arrit të siguroheshin provat e nevojshme në kohë të shpejtë, duke mundësuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky bashkëpunim ka luajtur një rol kyç në identifikimin e autorëve dhe në sigurimin e informacionit të nevojshëm për të realizuar arrestimet e bëra. Nga hetimi intensiv, u identifikuan dhe ndaluan dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale:

* P. M, 19 vjeçe, banuese në Korçë, administratorja e profilit të krijuar në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin materiale me përmbajtje bullizuese dhe denigruese.

* 17-vjeçare, banuese në Korçë, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit.

Ky operacion ka qenë një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimeve kibernetike dhe njëkohësisht një mesazh i fortë për të gjithë ata që përpiqen të shkelin ligjin dhe të dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë në mjedisin online.

Tags:

korce polici

Poll