AKTUALITET /

Kërcënon dhe lyen me benzinë një nga prindërit e nxënësve, arrestohet në Elbasan mësuesi 34 vjeçar

Ndërkohë pas këtij konflikti ZVA Elbasan ka pezulluar nga detyra mësuesin pasi të gjithë prindërit kanë shfaqur ankesa dhe papajtueshmëri me mënyrën se si sillej në klasë.

Shkruar nga Versus

Kërcënon dhe lyen me benzinë një nga prindërit e

Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin me inicialet E.K, 34 vjeç me profesion mësues pasi ka kanosur dhe ka lyer me benzinë një nga prindërit e nxënësve.

Sipas njoftimit të policisë 34 vjeçari pretendon se shtetasi me inicialet I.K i ka dëmtuar imazhin si mësues.

Ndërkohë pas këtij konflikti ZVA Elbasan ka pezulluar nga detyra mësuesin pasi të gjithë prindërit kanë shfaqur ankesa dhe papajtueshmëri me mënyrën se si sillej në klasë.

Disa muaj më parë mësuesit 34-vjeçar u ndërrua vendi i punës duke e transferuar nga një shkolle në tjetrën për të njëjtat problematika.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për kanosjen e shtetasit I. K., ju bëjmë me dije se nga hetimet e mëtejshme të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, rezultoi se autori i dyshuar, shtetasi E. K., 34 vjeç, me profesion mësues, e ka kanosur shtetasin I. K., sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues.

Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi I. K. pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për të vijuar hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia/Versus.al

 

 

Poll