Durrës- Një 17 vjeçar me inicialet A.N i shpallur në kërkim që prej muajit maj të këtij viti, është arrestuar nga policia në lagjen nr.8.
Mësohet se adoleshenti kërkohej për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” për një ngjarje të ndodhur më 14 maj të këtij viti kur plagosi rëndë me thikë shtetasin F.R. ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Durrësit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







