
Tiranë- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Dritan Dajti për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simoni në seancën ku shqyrtohet kërkesa e prokurorisë për dënimin me burg të përjetshëm të Dajtit i cili akuzohet për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009.
Kërkesa e Dajtit u rrëzua nga gjyqtari Enton Dhimitri. Sipas tij, nuk ekziston asnjë provë që tregon njëanshmërinë e Sandër Simonit në procesin e gjykimit që pritet të mbahet më 11 qershor. Ndërsa po ashtu është marrë vendimi për ta gjobitur Dajtin me 10 mijë lekë të reja.
Në 2019-ën, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Versus.al







